“Faleminderit që më mbron!”-Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi festojnë përvjetorin e parë të martesës, influencerja i kushton fjalët e veçanta bashkëshortit: Lutem të zgjasë përgjithmonë

Nov 11, 2025 | 12:38

Influencerja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi kanë festuar së fundmi përvjetorin e parë të martesës së tyre.

sara-gjordeni-bardhi-idrizi-2

Në rrjetet sociale, vetë Sara ka ndarë një fotografi përkrah bashkëshortit të saj, shoqëruar me një dedikim emocoinues, ku shpreh dashurinë dhe vlerësimin për partnerin.

Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë. Faleminderit që më mbron, më drejton, më qetëson, më mëson dhe më mban gjallë me ambicie e forcë,” shkruan ajo.

Çifti u njoh dhe nisi historinë e tyre të dashurisë gjatë pjesëmarrjes në spektaklin televiziv “Big Brother VIP Albania”, teksa kujtojmë që u komentua shumë nga publiku nëse bëhej fjalë për një raport të vërtetë apo për lojë.

Mirëpo edhe pas mbarimit të spektaklit, çifti vijon të ruajë një marrëdhënie të qëndrueshëm pasi sot Sara dhe Bardhi janë prindër të një vajze, Nea, e cila ka ardhur në jetë vetëm disa muaj më parë.

 

© Panorama.al

Te lidhura