Fabio Kapelo: Jose Murinjo nuk di se ç’është respekti

Mar 30, 2011 | 11:20

Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, e ka akuzuar Murinjon për mungesë respekti, pas intervistës së portugezit se ai ishte shumë pranë stolit të Anglisë përpara se federata të zgjidhte italianin. “Këto janë sekrete personale. Nuk kam për t’ua treguar kurrë se çfarë ka ndodhur në karrierën time. Është normale që çdo klub apo ekip kombëtar, që vendos të zgjedhë një trajner të flasë me disa alternativa. Nëse unë jam një alternativë e dytë apo jo për stolin e Anglisë, kjo është një çështje për të cilën duhet të pyesni drejtuesit e federatës që bënë këtë zgjedhje dhe jo mua”.

© Panorama.al

Te lidhura