Çmimi i Madh i Melburnit mban firmën e Vetel, i cili ka dominuar gjatë gjithë garës së parë të sezonit, duke lënë pas Luis Hamiltonin me McLarenin e tij. Ferrari e Fernando Alonsos ka bërë një nisje të dobët, por pas një sërë parakalimesh dhe zhirosh/// të shpejta duhet të kënaqet me vendin e katërt. Dy herë kampioni i botës në Formula 1, ashtu si garën e fundit të sezonit të kaluar, nuk ka mundur që t’i bëjë ballë murit Petrov, i cili është surpriza e vërtetë e Çmimit të Madh të Australisë, duke u renditur në vendin e tretë. Ka zgjatur pak gara e Kaizerit Shumaker, që në nisje përfundon në fund të grupit dhe pas disa xhirove në pistën e Melburnit është tërhequr.











