EULEX-i, PK-ja dhe KFOR-i, në Veri, arrestohen dy serbë

Sep 2, 2011 | 9:39

KFOR-i ka arrestuar dje në mesditë dy serbë në Veri të Kosovës, në lidhje me trazirat e muajit korrik, ku humbi jetën edhe një polic i Kosovës. “Arrestimi i tyre është bërë bazuar në hetimet e EULEX-it”, ka deklaruar një zyrtar i KFOR-it. “EULEX-i është përfshirë në një kërkim në zonën e Zubin e Potokut”, tha Nikolas Hauton, zëdhënës i këtij misioni. Edhe zyrtarë të EULEX-it e pranojnë se KFOR-i po vazhdon hetimet në zonën e Zubin e Potokut. Kryeministri Thaçi, në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të qeverisë, ka konfirmuar aksionet në Veri të vendit. Pjesë e hetimeve është bërë edhe policia e Kosovës. Në një deklaratë të përbashkët nga EULEX-i, KFOR-i dhe PK-ja u konfirmua se njësi të rregullta të Policisë së Kosovës kanë ruajtur rendin dhe qetësinë publike gjatë kohës kur është kryer operacioni.

© Panorama.al

Te lidhura