Ervini bën gati shtëpinë për bashkëjetesë me Ermelën

Mar 5, 2011 | 14:18

Këto janë ditë shumë impenjative për Ervinin, njërin nga banorët që la shtëpinë e “Big Brother” disa javë më parë. Lidhjen që ai krijoi me Ermelën brenda asaj shtëpie dihet që e ka marrë shumë seriozisht, jo vetëm ai por edhe e gjithë familja e tij, të cilët e kanë shumë për zemër këtë zgjedhje. Ervini, i cili ka tre shtëpi në Tiranë, ka filluar të arredojë njërën prej tyre, që gjendet diku në zonën e Medresesë dhe ka një arsye për këtë. Vetë Ervini na rrëfen se ka vendosur të bëjë një tjetër hap, sapo Ermela të dalë nga shtëpia e “Big Brother”. Ai do t’i kërkojë asaj të bashkëjetojnë në atë shtëpi. Ervini është i bindur se ka ardhur koha që të braktisë jetën e tij mes katër shtetesh dhe të stacionohet në Tiranë. Një arsye e fortë për këtë vendim është edhe njohja me Ermelën. Të shohim nëse Ermela do të jetë dakord që të bashkëjetojë me Ervinin, pasi euforia e lidhjes është shprehur shumë më tepër nga Ervini se sa nga Ermela e cila tani është shumë e fokusuar tek loja.

© Panorama.al

Te lidhura