Ajo është e re, 26 vjeçe, por ka filluar të merret me aktivitet politik shumë vite më parë, duke mbajtur postin e kryetares së LRI dhe më pas atë të nënkryetares së LSI. Erisa u bë një emrër dhe portret i njohur për të gjithë gjatë zgjedhjeve lokale të 8 majit, teksa kandidonte për Njësinë nr. 5 në Tiranë. Ndonëse nuk arriti të fitonte sepse dihet tashmë tradita e asaj zone për të votuar të majtët, për herë të parë e djathta që përfaqësohej nga Xhixho arriti të marrë shumë më tepër vota se në zgjedhjet e kaluara. Që në atë kohë, prej angazhimeve të shumta në parti dhe si pedagoge në Universitet, Erisa nuk ka mundur të bëjë pushime apo t’i dedikohet jetës së saj private. Tashmë ka nisur bashkëjetesën me Enean, dhe këtë fillimvit kanë bërë pushimet dimërore në Dardhë, ku dëbora ia shton edhe më shumë bukurinë këtij vendi.











