“Si ju duk programi im?” Kjo është pyetja që i bën miqve të tij në Facebook, Erion Zeqiraj, ish-pjesëmarrës në edicionin e vjetshëm të “Big Brother”. Pas një pauze të gjatë në ekran, ku rreth një vit më parë jepte edicionin e lajmeve në ekranin e “Ora News”, Erioni mendoi një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me teleshikuesit, duke u bërë pjesë e një realiy show ku doli i treti. Erioni ka filluar këtë javë një program mëngjesi në ekranin e “Albania Screen” të titulluar “Agon”. Miqtë e tij i kanë bërë komplimente për këtë rikthim në ekran të cilën ai e ka dëshiruar gjithmonë, duke u shprehur se i pëlqen shumë bota e televizionit dhe pjesmarrja e tij në “Big Brother” ka patur pikërisht këtë qëllim. Një tjetër gjë që ka mbetur në mendjen e fansave të tij, është edhe lidhja që krijoi me Bertina Mehmetaj, lidhje e cila mesa dimë vazhdon akoma. Madje, miqtë teksa kanë komentuar programin më të ri të Erionit, ku ai prezanton së bashku me një vajzë tjetër, i kanë bërë një sugjerim; “Do na kishte pëlqyer më shumë sikur programin ta kishe prezantur bashkë me Bertinën, pasi ne duam të të shohim bashkë me atë edhe në këtë program”. Ndërkohë, të tjerë i kanë bërë një vërejtje, pasi kanë konstatuar se Erioni është paksa i kontraktuar në ekran paçka se ka ndenjur katër muaj para kamerave si dhe ka një eksperiencë të mëparshme në ekran.











