Erion Bogdani bëhet baba, vjen në jetë Aleksandër

Jul 9, 2011 | 13:07

Ka ardhur në jetë djali me emër princi, i quajtur Aleksandër. Kështu futbollisti i njohur Erion Bogdani është bërë baba pas gati një vit martesë me juristen italiane, Rossella. Fëmija i parë i çiftit Aleksandër erdhi në jetë në Itali në datën 23 qershor, ndërsa sitet sportive italiane kanë dhenë lajmin e bukur nga familja Bogdani. Ato e kanë komentuar si një gëzim të madh për futbollistin e kombëtares shqiptare dhe ish-modelen nga Salernitana. Djalin e tyre e kanë quajtur Aleksandër ashtu si Bogu( emri i shkurtuar i futbollistit) kishte pohuar kohë më parë, ndërkohë që çifti tani është në pritje të skuadrës, dhe qytetit ku do të transferohen pasi Bogdani e ka mbyllur aventurën me Çezenën. Ndërkohë që ardhja në jetë e djalit, duket se ka ndikuar dhe në karrierrën sportive të futbollistit të njohur. Vitin e kaluar Erion Bogdani bëri të ditur tërheqjen nga ekipi kombëtar për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë. Shkak për këtë ishte bërë ngarkesa e madhe që sulmuesi kuqezi kishte në Serinë A, me Çezenën. Ai kishte telefonuar drejtuesit e Federatës për këtë duke i sqaruar se, “që nga fillimi i sezonit nuk kam bërë asnjë çast pushim dhe tani jam duke ndjerë pak lodhje dhe dua të rikuperoj sa më shpejt formën time më të mirë.” Për këtë arsye ai pohoi se kishte hequr dorë nga grumbullimi me kombëtaren për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë, në mënyrë që të kishte mundësi të mendonte vetëm për Çezenën. Mungesa e Bogdanit bëri që trajneri Josip Kuzhe t’u jepte më shumë hapësirë të rinjve në ndeshjen e radhës që do të luhej në Korçë. Ndërkohë që nga ana tjetër modelja Rosela pohoi në media se ata kishin planifkuar të sillnin në jetë një fëmijë. Ajo me shaka pohoi se nëse fëmija do të ishet vajzë, do ta kishte keq punën me të jatin, pasi sipas saj “Erioni do të çmendej nga xhelozia”.Çifti Rosela dhe Erion lidhën kurorë verën e kaluar në Itali. Mediat italiane e komentuan si një dasmë përrallore në Napoli, atë të 6 qershorit 2010 mes futbollistit me famë me modelen nga Salerno të diplomuar si juriste, Rossella Ariodante. Ata u ngjitën në altar me veshje të krijuara nga stilisti Gianni Molaro, dhe dëshmitar i dhëndrit në kishën Sant’Anna ishte lojtari i Napolit, Leandro Rinaudo. Nga Shqipëria në Napoli u ulën me një avion privat të gjithë të afërmit dhe miqtë e Bogdanit, që morën pjesë në dasmën e organizuar në vilën “Rocca Matilde” të Napolit.  Erioni dhe Rossella u njohën shatë vite më parë në periudhën kur futbollisti aktivizohej në radhët e Salernitanës. Direkt pas ceremonisë së martesës që bëri shumë bujë, çifti vendosi ta linte Italinë për të gjetur qetësinë dhe për të shijuar muajin e mjaltit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FuErion Bogdani jeton prej një dekade në Itali, dhe ka bërë për vete shumë fansa të lojës së tij si futbollist. Futbollisti 34 vjeçar gjithmonë e ka shprehur hapur lidhjen me Rossella Ariodante, juristen 30 vjeçare nga Salerno.

© Panorama.al

Te lidhura