Ka vendosur të dalë në një duet shumë simpatik me djalin e tij të madh Simonen, fëmija i parë që këngëtari i njohur korçar ka nga martesa e tij e parë. Kënga që do të lançohet për herë të parë në spektaklin “Këngët e Shekullit” është një krijim me vargje dhe muzikë që i dedikohen nënës. Duket se genin e këngëtarit e ka trashëguar djali i madh i Endrit, ashtu si Maria vajza e vëllait tjetër të njohur këngëtar, Stefit. Ajo ka debutuar në skenë disa herë, ndërsa konkurroi në kategorinë e të rinjve në festivalin e 49-të të Këngës në RTSH. Endri është babai i dy djemve, djalit të madh Simones nga martesa e parë dhe Vasileonit nga martesa e dytë. Në verë dy vëllezërit korçarë publikuan albumin e tyre vetëm me këngë dashurie. Së bashku me vëllain më të madh Stefi ata shkojnë në Korçë vetëm në fundjavë, ku këndojnë në lokalin e tyre me muzikë “live”. Të njohur tashmë për serenatat e tyre të famshme atë kanë patur shumë sukses me këtë album shumë të veçantë të masterizuar në Itali, të gjitha këngë të reja. Endri dhe Stefi, edhe pse këndojnë serenata kanë qenë të pëlqyer vitet e fundit për këngët e tyre të lehta, me të cilat kanë marrë pjesë dhe festivale.











