Pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje mes minatorëve dhe ACR-së, kjo e fundit ka njoftuar se ditën e hënë në orën 7:00 do të fillojë puna në minierën e Bulqizës.
“ACR fton the gjithë minatorët të kthehen në minierë ditën e hënë. Punonjësit e ACR-së, të cilët nuk do të paraqiten në pozicionet e tyre përkatëse do të konsiderohen që nuk dëshirojnë të punojnë në këtë kompani”- thuhet në një deklaratë te kompanise.
Minatorët duhet të raportojnë tek administrata e ACR-së praninë e tyre ditën e hënë, dhe menjëherë më pas ata do të pajisen me kontratat e reja, ku përfshihen; paga neto e rritur me 20%, e drejta për kushte të mira pune të vazhdueshme, e drejta për tu informuar për planet e investimeve në minierë si dhe ACR do t’u paguaj minatorëve rrogën e 13-te brenda javës së ardhshme.
Në njoftimin e saj, kompania konçesionare sqaron se nuk mund të mbetet më peng i interesave të biznesit të një grupi të vogël njerëzish të udhëhequr nga Kol Nikolla. Duke konsideruar se Nikolla ka treguar mos dashjen e pa arsyeshme për zgjidhjen e situatës, ACR thotë se, ka vendosur të ndërpresë çdo komunikim efektiv me kreun e sindikatave pasi çdo hapësirë negocimi me këtë grup aventurieresh është konsumuar.
© Panorama.al











