Emri më i kërkuar, në Leverkusen janë të sigurt: Çabi Alonso nuk ikën

Feb 7, 2025 | 19:28

Çabi Alonso është trajneri më i kërkuar në Europë. Spanjolli ka formuar një ekip të lartë në Leverkusen, duke përfunduar fazën e Ligës së Kampionëve në vendin e 6-të, përpara Realit, Bajernit, apo edhe PSG e Mançester Sitit.

xabi-alonso-bayer-leverkusen-1200x800

Vitin e kaluar, Alonso u tha “jo” ish-klubeve të tij Liverpuli dhe Bajern Mynih për të konfirmuar suksesin në Leverkusen. Kjo funksionon. Në Bundesligë, diferenca ndaj gjigandëve të Mynihut është gjashtë pikë. Por javën e ardhshme rekordmenët gjermanë do të vijnë në “BayArena”.

Kryetari i bordit të Leverkusen Karro kohët e fundit foli për një zgjatje të Alonsos: “Unë e shoh Çabin në stolin tonë. Ne do të flasim në verë. Do të ishim të lumtur nëse ai do të vazhdonte kontratën e tij”, tha Karro.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura