EMRI/ Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës! Arratiset shoku, hetime për qëllimet kriminale

Jul 5, 2026 | 14:45

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot një të ri që posedonte një bombë të telekomanduar për qëllime të dyshuara kriminale.

shkoder arrestim

Aksioni është kryer në zonën e Vaut të Dejës, pas sinjalizimeve.

I arrestuari është Euglen Buraku, 38 vjeç dhe kapja e tij u bë në fshatin Stajkë.

Gjithashtu bëhet me dije se ai ka qenë i shoqëruar nga një tjetër persona bashkëpunëtor, që mundi të arratisej.

I shpalluri në kërkim është E.P, 34 vjeç. Policia sekuestroi minën e telekomanduar, makinën ku udhëtonte Buraku, një maskë, dy telefona celularë dhe sende të tjera, teksa po siguron edhe gjurmët daktiloskopike për prova shkencore. Nuk dihet ende qëllimi përse do përdorej bomba.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në “bashkëpunim me Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Remote”, duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim një tjetër. Janë siguruar të dhëna në rrugë operative se një shtetas po transportonte një armë shpërthyese të rrezikshme drejt zonës së Shkodrës. Policia organizoi menjëherë pritën dhe ndaloi për kontroll automjetin e dyshuar në fshatin Stajkë.

bomba vau dejes

Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një minë me telekomandë, e cila ishte e lidhur gati për shpërthim me një aparat celular në distancë.

Në përfundim të aksionit, policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, i cili po drejtonte mjetin. Ndërkohë, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij i dyshuar, shtetasi E. P., 34 vjeç, po ashtu banues në Durrës.

-Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-Një minë me telekomandë (e montuar me celular).

-Automjeti me të cilin udhëtonte i dyshuari.

-Një maskë (që shton dyshimet për një atentat të planifikuar)

-Dy telefona celularë”, njoftoi policia.

© Panorama.al

Te lidhura