EMRI/ Dy ditë i humbur, vëllai denoncon zhdukjen e 65-vjeçarit! Nisin kërkimet, dëshmia: Doli për të ruajtur bagëtitë, por…

Feb 4, 2026 | 14:08

Një 65-vjeçar nga Tepelena rezulton i humbur prej dy ditësh, kurse familja e tij ka kërkuar ndihmën e Policisë për kërkimet dhe gjetjen e të afërmit.

policia tepelene

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mezhgoran dhe fermeri i humbur është Ylli Dine.

“Më datë 3 shkurt 2026, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka kallëzuar shtetasi A. D., banues në fshatin Mezhgoran, i cili ka deklaruar se po atë ditë është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi Ylli Dine, 65 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Gjirokastrës.

Familjarët kanë bërë me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ruajtur bagëtitë, por më pas kanë humbur kontaktet me të.

Ata shprehen se nuk kanë informacione nëse ka pësuar ndonjë problem shëndetësor apo nëse mund të jetë marrë nga rrjedha e lumit në zonë. Policia bëri me dije se po vijon kërkimet në terren, për të zbuluar 65-vjeçarin.

© Panorama.al

Te lidhura