Shqipëria bëhet me dy ambasadorë të rinj.
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot (12 mars) emërimin e Jeta Krekës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.
Si dhe ish-deputetin e PS-së, Bardhyl Kollçaku, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident.
DEKRETET E BEGAJT:
“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me Dekret nr. 138, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e znj. Jeta Kreka në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 139, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e z. Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident”.
© Panorama.al












