EMRAT/ Aksidenti tragjik në aksin Cërrik, identifikohen dy viktimat dhe i plagosuri! Pamje nga vendngjarja

Jul 14, 2026 | 21:31

Policia ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mollas–Gostimë”, pasditen e sotme, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

aksident cerrik (4)

Sipas njoftimit zyrtar, në aksident u përfshinë dy automjete, njëri me drejtues shtetasin Sajmir Muça, 38 vjeç, dhe tjetri me drejtues shtetasin Qemal Çala, rreth 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, humbën jetën drejtuesi i automjetit Qemal Çala dhe pasagjeri që udhëtonte me të, Drilon Tabaku, rreth 22 vjeç.

aksident cerrik (6)

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Sajmir Muça, 38 vjeç, mbeti i plagosur dhe u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Siç shihet edhe nga pamje, përplasja ka qenë e fortë dhe të dyja mjetet kanë përfunduar në anë të ndryshme të rrugës.

Cërrik / Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Mollas–Gostimë”, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin S. M., 38 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin Q. Ç., rreth 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Q. Ç., si dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi D. T., rreth 22 vjeç.

Gjithashtu, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi S. M., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident cerrik (5)

aksident cerrik (1) aksident cerrik (3)

© Panorama.al

Te lidhura