Është një aktore e njohur, kryesisht e teatrit që shfaqet në ekran sa serioze, aq edhe thyese tabush në mendimet e saj. Por, me sa kemi parë, i pëlqen të luajë me shumë me fjalën sesa me trupin, ashtu siç i takon ta bëjë duke u nisur nga lënda e saj, “Plastika”, që jep në degën e dramës në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Por, pas përfundimit të sezonit të parë të programit të pasditeve nga e hëna në të premte në ekranin e “Albanian Screen”, duket se pritshmëritë nuk kanë qenë aq të mira për suksesin e saj, duke konfirmuar përfundimisht se Ema Andrea është e mirë si aktore, por jo aq si moderatore televizioni. Ndoshta kjo për faktin se ajo i ka hyrë pak vonë karrierës televizive dhe nuk përshtatet si duhet me kamerat. Megjithatë, ajo ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e saj të hershme për të qenë pjesë e ekraneve televizive, ndaj nuk mund të heqë dorë kaq kollaj. Dhe për t’u bërë më atraktive, Ema ka menduar një mënyrë shumë origjinale për të ftuar publikun ta ndjekin në emisionin e saj të parë për këtë sezon, më 9 shtator. Ka realizuar një spot televiziv në breg të detit, ku shfaqet e veshur me rroba banjo të zeza dhe, ndërsa ndodhet e shtrirë në shezlong, gjithë stafi i paskuintave të programit i bëjnë fresk, dikush i bën grimin e dikush kujdeset për komoditetin e saj. Edhe pse rrobat e banjës ka preferuar t’i mbajë trup dhe jo të shkëputura, përsëri duket pak provokuese nga ana e saj, për t’ia bërë ftesën televizive teleshikuesve në këtë mënyrë, që të fitojë vëmendjen e tyre. Deri tani nuk duket keq, por le të shohim se ç’të reja do të na sjellë Ema Andrea këtë sezon të “Orkidea”, i konceptuar si një grup rubrikash në pesë petalet e orkidesë, ku e fton publikun të njihet me rregullat e Galateos, mënyrën e komportimit në shoqëri, nëpërmjet materialeve dhe informacioneve interesante nga shkenca, psikologjia, edukimi, sociologjia etj. Ema Andrea vendosi të shfaqej me një program të sajin në ekran, pas një eksperience televizive të përjavshme në “Top Channel”, ku në emisionin e “E diell” ishte ne panelin e përzgjedhur për të gjykuar ish-konkurrentët e “Big Brother” në sfidën e tyre të kërcimit.











