Elisa Çaushin tani nuk e gjeni në Tiranë, ajo jeton me familjen e saj në Londër. Pas daljes nga spektakli, ajo kishte pritur ndonjë ofertë, por pasi oferta nuk erdhi kurrë, Elisa udhëtoi drejt Londrës dhe me forcat e veta tashmë përballon jetën e shtrenjtë. Ne realizuam një intervistë me Elisën, për të parë se çfarë po ndodh me jetën e saj dhe impenjimet e momentit.
A është e vështirë jeta në Londër?
Nëse do të duhet të mbijetosh, gjithkund është e vështirë, jo vetëm këtu. Por unë kam qenë dhe jam e aktivizuar në çdo moment të jetës sime.
Me çfarë je duke u marrë atje dhe si e përballon jetën e shtrenjtë?
Detyrimet i kam të shumta. Vazhdoj të punoj si menaxhere në një kompani kozmetike, madje pak më shumë se më parë. Është një kënaqësi që marr nga puna, ajo që më tërheq ta vazhdoj atë. Njohja me njerëz të rinj, komunikimi me ta dhe pse në orar pune, për mua është reklas, më jep energji që më bën të lumtur. Me punën që kam me oraret e tejmbushura dhe pagesën, e përballoj shumë mirë jetesën.
Pse nuk qëndrove në Shqipëri, apo munguan ofertat për punë?
Dëshirova shumë të rrija, por asgjë nuk na u ofrua.
Me kë jeton Elisa?
Vazhdoj të jetoj me familjen time, më e lumtur se kurrë.
Është përfolur shumë jeta juaj private, shpesh ju kanë lidhur me dikë që ju nuk keni dashur ta komentoni; Na thuaj si zhvillohet tani jeta juaj sentimentale…
Tani për tani jam e përqendruar në veten time dhe punën që kam.
Jeni shfaqur edhe si modele, ndërsa keni punuar edhe në një qendër estetike, vazhdoni ende të ndiqni të njëjtin ritëm?
Për momentin jam përqendruar më shumë në anën profesionale timen. Kam mbaruar kurse specializimi dhe kam plane të reja, por që nuk desha t’i bëj publike… le të mbeten surprizë!
Çfarë ka ndryshuar nga jeta e Elisës pas daljes nga spektakli i BB?
Kanë ndryshuar shumë gjëra. Jam bërë më konfidente dhe njëkohësisht kam mësuar që të flasësh pak e t’u japësh radhë të tjerëve, jo vetëm që të mëson më shumë, por dhe kalit durimin brenda vetes. Respekti e dashuria për njerëzit nuk më ka munguar, por që pas BB jam bërë më e ndjeshme. Të gjitha ato që thashë më lart si dhe duke punuar me njerëz të kulturave të ndryshme, sigurisht që dhe eksperiencat që marr prej tyre, janë të ndryshme dhe shumë të bukura. Çdo gjë që po bëj në këto momente, më jep qetësi e kënaqësi.
Deri ku ka vazhduar miqësia juaj me ish-banorët tjerë, ku ka ngelur komunikimi?
Për fat të keq, disa prej tyre mendojnë që BB është dhe jashtë. Secili ka jetë për të jetuar dhe unë timen e vazhdova ku e lashë. Pa ofenduar askënd, i respektova për kohën që isha brenda shtëpisë dhe në momentin që u ktheva pas pushimeve të fundit verore, mendova që duhet të shkëputesha nga monotonia BB. Duhej të jetoja jetën për vete, jo për të tjerët ose për hir të BB.
Keni dashur të lidheni me ndonjërin prej tyre?
Lidhjet e mia me secilin prej tyre kanë qenë shoqërore dhe të sinqerta.
BLERAND REXHEPI











