
Përcillen nga kushërinjtë për në banesën e fundit tri viktimat e familjes Mahmuti në qytetin e Elbasanit.Krimi i trefishtë mëngjesin e së shtunës në lagjen “Syrja Dylgjeri” ka mbetur i pazbardhur, duke bërë që babai me dy djemtë të dërgohen në banesën e fundit pa u ditur emri i personi që qëlloi ndaj tyre. Ka qenë ora 11:00 e paradites, kur kortezhi i gjatë, i përbërë nga të afërm e miq të familjes, kanë nisur rrugëtimin drejt varrezave publike të qytetit, për t’i kryer nderimet e fundit Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmutit, të ekzekutuar me pistoletë me silenciator ndërsa ishin në
gjumë. I vetmi djalë i shtëpisë, i cili dyshohet se u bë dhe shkaku për këtë hakmarrje të trefishtë, Andon (Zenel) Mahmuti, i njohur me nofkën Nel Çami nuk ka shfaqur asnjë shenjë gjatë ditës së djeshme. Ai është në kërkim jo vetëm nga policia e Elbasanit për një plagosje të dy viteve më parë, por kërkohet ndërkombëtarisht për dy vrasje të dyshuara se janë kry

er prej tij. Pikërisht, njëra në Spanjë e tjetra në Itali, ku viktimat janë dy patriotët e tij nga Elbasani, Spiro Binjaku dhe Alfons Caka. Me krimin e trefishtë është shuar e tërë familja Mahmuti, ndërkohë që nuk dihet as fati i 46-vjeçarit në kërkim.
I vetmi person i m
bijetuar për masakrën është nusja e shtëpisë Myzejen Qosja, e cila prej 1 viti bashkëjetonte me 42-vjeçarin Pëllumb Mahmuti. Por, dëshmia e saj ende nuk është siguruar e plotë prej grupit hetimor, për shkak të gjendjes së saj shënde
tësore. Gruaja ndodhet në Spitalin Ushtarak, e ruajtur nga punonjës të Policisë së Shtetit, pasi është dëshmitarja kyçe e ekzekutimit mafioz. Në lidhje me ngjarjen, kryeprokurori i Elbasanit, El
vin Gokaj pohoi se nga ekzaminimi në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë, të cilat do të analizohen në Laboratorin Kriminalistik në Tiranë, për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për shenja të vrasësit. Gjithsesi, prokurori i ka kërkuar ndihmë edhe komunitetit për bashkëpunim për zbardhjen sa më shpejt të masakrës. Policia e Elbasanit ka vënë një shumë prej 50 mijë dollarësh, si shpërblim për çdo informator që do të japë të dhëna të nevojshme, për të çuar në identitetin e autorit të krimit. Por, deri në mbrëmjen e djeshme, emri i atentatorit apo porositësve të mundshëm të tij mbetet mister. Me pistoletë në dorë, vrasësi arriti që ende pa zbardhur dita e shtunë, të kapërcejë murin e shtëpisë së familjes Mahmuti dhe të qëllojë për vdekje në dhomat e gjumit të zotin e shtëpisë dhe dy djemtë e tij. Ai qëlloi me dy plumba dhe gruan e një prej viktimave, por ajo mundi të shpëtojë nga vdekja.
Elbasan, lirohen të shoqëruarit
Gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar shoqërimet në komisariatin e policisë së Elbasanit mbi persona që dyshohet se mund të kenë dijeni për masakrën në familjen Mahmuti apo konfliktet e saj. Fakti që djali i shtëpisë, tashmë në kërkim, i njohur si Nel Çami, është përfshirë në disa ngjarje të rënda, e bën të vështirë punën për t’u përqendruar mbi pak persona. Pista e vetme mbi të cilën po hetohet për krimin është ajo e hakmarrjes, për hir të episodeve që kishin për protagonist Andon (Zenel) Mahmutin. Dyshohet se veç veprave të realizuara direkt prej tij, Nel Çami të jetë përdorur për kryerjen e atentateve në emër të personave të tjerë. Këto variante mbesin në fazën e dyshimeve, deri në gjetjen dhe analizimin e provave të plota prej grupit hetimor. Personat e shoqëruar kanë dhënë deklarimet e tyre, por të gjithë janë lënë të lirë pas disa orësh.
ELBASAN/ ALDO KOZARIA
© Panorama.al











