Nënë e bijë, të vrara, arrestohen dy djemtë

Mar 18, 2011 | 13:27

ELBASAN- Nënë e bijë janë gjetur të vrara në banesën e tyre. Ngjarja e rëndë, ende e pazbardhur nga policia ka ndodhur në qytetin e Elbasanit dhe ka per autor djalin e familjes, Leonard Lenkaj, i cili eshte arrestuar.

Pas tij, ne oret e pasdites poliia ka vene ne pranga edhe djalin tjeter te familjes, Ditan Lenkaj, qe dyshohet se eshte bashkepunetor ne vrasjen makabre brenda familjes.  Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, krimi ka ndodhur në lagjen “11 nëntori” të qytetit, ne banesen e viktimave.

Nuk dihet ende ne cfare rrethanash jane ekzekutuar me arme nena, Donika, 60 vjec dhe motren, e divorcuar, por ajo qe dihet eshte se ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te nates dhe eshte zbuluar vetem sot ne mesdite.  Efektivë të shumtë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë lidhur me ngjarjen.

© Panorama.al

Te lidhura