ROME- Nje shqiptar, i moshes 32 vjecar eshte vrare ne Itali, nga persona ende te paidentifikaur nga policia. Mediat italiane, duke iu referuar policise shkruajne sot se i riu me origjine shqiptare ka mbetur i vdekur, pasi eshte qelluar me pistolete ne koke, teksa ndodhej ne nje bar. Ngjarja ka ndodhur gjate nates, ne nje lokal mes Aprilia e Ardea.
Ai eshte ndihmuar nga kalimtare te rastit qe ndodheshin aty dhe eshte transportuar ne spitalin e Latinës. Por, per shkak te plages se rende te marre ne koke nuk ka mundur te shpetoje dhe ka nderruar jete.
Policia italiane nuk ben me dije identitetin e shqiptarit, nderkohe qe thekson se eshte duke hetuar mes pistes se hakmarrjes ose ndonje larjeje hesapesh mes viktimes dhe autoreve, qe jane ne kerkim.











