Ekzekutohen vëllezërit e ish shefit të Krimeve

Mar 18, 2011 | 9:13

SHKODER- Ekzekutohen me arme dy vëllezer ne Grude te Shkodres. Ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e sotem, rreth ores 07.45, kur viktimat identifikuar si Nik dhe Gjovalin Pjetrushi jane vrare me arme zjarri ne automjetin me te cilin ishin duke udhetuar, vetem pak caste sapo kishin dale nga banesa.

Sipas te dheneva te para te policise, mesohet se autoret e krimit, ende te paidentifikuar jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes, pas ekzekutimit te vellezerve.

Edhe pse policia eshte ende e rezervuar ne nxjerrjen e te dhenave per kete ngjarje, dyshohet se atentatoret i kishin zene prite me pare, i kane ruajtur e me pas i kane qelluar me bresheri.

Hetimet e para, sipas burimeve jozyrtare te policise, kane si piste nje vrasje kryer per hakmarrje. Kjo duke qene se, dy viktimat janë vëllezër të Prel Pjetrushit, ish-Shefi i Krimeve të Rënda në Policine e qytetit te Shkodrës.

Forca te shumta policie kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe pritet ne vazhdim qe te kete edhe nje komunikim per mediat nga ana e saj.

© Panorama.al

Te lidhura