Eksploziv makinës në Durrës, nisin hetimet

Mar 21, 2011 | 9:39

DURRËS- Një makinë ka shpërthyer në qendër të qytetit të Durrësit, për fat pa shënuar asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale. Shpërthimi është dëgjuar në orët e para të mëngjesit dhe sipas të dhënave të para të policisë në automjet dyshohet se ka qenë vendosur një sasi eksplozivi. Nuk dihet ende asgjë e sigurtë rreth ngjarjes, pasi policia deklaron se është duke hetuar.

Madje, nuk është thënë asgjë edhe për pronari e automjetit, që do të shpinte më pas edhe në zbulimin e ngjarjes. Ekspertët e policisë të cilët ndodhen në vendngjarje kanë nisur hetimet dhe ekspertizën për të bërë të mundur zbardhjen e shpërthimit.

© Panorama.al

Te lidhura