“Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht” – Zbardhet mesazhi i PD për strukturat para protestës kombëtare: S’duhet të ndalemi derisa ta rrëzojmë!

Mar 21, 2026 | 11:28

Një ditë para protestës së radhës kombëtare, Partia Demokratike ka përcjellë një mesazh për strukturat e saj, duke kërkuar pjesëmarrje në tubimin kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe skandaleve që e kanë përfshirë.

selia-blu-1

PD thekson se kreu i qeverisë është tashmë i izoluar nga faktori ndërkombëtar dhe se është detyra e qytetarëve për t’i dhënë “goditjen” e fundit. Ndaj, thuhet në mesazh, të gjithë duhet të marrin pjesë në protestën që pritet të nisë në orën 18:00 përpara kryeministrisë të dielën.

“Të dashur demokratë: Edi Ramë është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në rrëzimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. E diel, ora 18:00, në Bulevard”, thuhet në mesazhin e PD.

WhatsApp Image 2026-03-21 at 11.20.28 (1)

© Panorama.al

Te lidhura