Marrëveshja është mbyllur me Luzernën, ndërsa Adrian Bajrami ka ndryshuar mendje dhe do të kthehet sërish në Portugali. Braga do përfitojë shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Testet mjekësore dhe prezantimi janë hapat e radhës. Bajrami kishte edhe dy vite të mbetura kontratë, ndërsa Luzern i Zvicrës paguante 900 mijë euro në janar për të blerë kartonin.
24-vjeçari rikthehet në Portugali ku luante me Benfikën. Vetëm gjashtë paraqitje regjistronte, ndërsa shënonte edhe një gol.
Zvicra ndërkohë nuk e preferoi për Botërorin, ndërsa u bë temë pasi la Shqipërinë. Te Braga nis një kapitull i ri, ndërsa klubi portugez do luajë edhe në kualifikueset e Ligës së Konferencës.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











