“E kemi bërë Evropën të na respektojë!”- Rama nga Kreta: Do thonë në 12 vite nuk e futi Shqipërinë në BE, por vetëm vjet filluan negociatat, do t’i mbyllim brenda 2027!

Mar 29, 2025 | 18:29

Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët në Kretë, u shpreh se PS ka bërë Evropën të na respektojë e të na dojë dhe të na bëjë pjesë të vetes.

Ai theskoi se PS sipas tij, bën të mundur që Shqipëria të bëhet e madhe sa Evropa dhe Evropa të bëhet e vogël sa Shqipëria.

“Tani ne e kemi bërë Evropën të na respektojë, të na dojë dhe të na bëjë pjesë të vetes. Mos harroni, që ne bëjmë të mundur që Shqipëria të bëhet e madhe sa Evropa dhe Evropa të bëhet e vogël sa Shqipëria”, tha Rama.

Më tej ai iu përgjigj dhe kritikave të opozitarëve se pse në 12 vite qeverisje nuk ka integruar Shqipërinë në BE, por i duhet dhe një mandat, duke u shprehur se “Shqipëria ka filluar negociatat vjet dhe ne kemi me BE të dakortësuar marrëveshjen qe t’i mbyllin brenda 2027”.

Rama: Tani ne e kemi bërë Evropën të na respektojë, të na dojë dhe të na bëjë pjesë të vetes. Mos harroni, që ne bëjmë të mundur që Shqipëria të bëhet e madhe sa Evropa dhe Evropa të bëhet e vogël sa Shqipëria.

Kur ju thotë ndonjë këtu, se dhe këtu do keni ndonjë të kënetës, që notojnë nëpër portale të kënetës dhe ju thonë se “ç’është jo histori, 12 vjet Edi Rama nuk e futi Shqipërinë, e tani i duhet katër vjet, pse i duhen katër vjet, apo për pushtetin e vet”, i thoni që Shqipëria ka filluar negociatat vjet dhe ne kemi me BE të dakortësuar marrëveshjen qe t’i mbyllin brenda 2027, ndërkohë që Mali i ZI i ka filluar në 2012 para se të vija në qeveri, Maqedonia e Veriut është bërë kandidate për BE në 2005 dhe sot e nisëm duke i parë nga mbrapa, tani na shohin ata ne nga mbrapa.

Prandaj atyre të kënetës që iu dalin nëpër cepa të lagur edhe të turbulluar jepuni një peshqir, thajani flokët, jepuni dorën dhe ngrohuni zemrën dhe thoni që ta braktisin bufin dhe kënetën, ta braktisin për një moment në histori fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuqezi në 11 Maj…

© Panorama.al

Te lidhura