E bujshme nga Argjentina/ Gazetari zbulon gjithçka, Julian Alvarez do të transferohet te Barcelona

Feb 20, 2026 | 10:43

Julian Alvarez do të bashkohet me Barcelonën sipas gazetarit argjentinas Hugo Balasone.alvarezNë ‘Radio La Red’, ai deklaroi se: Informacioni im është se Julian Alvarez do të luajë për Barcelonën. Pati interes nga Arsenali, por koha e tij në Atletiko Madrid ka mbaruar. Ai beson se karriera e tij ka nevojë për një ekip që mund t’i japë një titull.

Motivimi i Julian Alvarez është të shkojë në një ekip që mund të jetë kampion. Është e vërtetë që Atletiko mund të fitojë Kupën e Mbretit, por nuk ka qenë hapi që ai priste”, theksoi gazetari.

Kur u pyet për tarifën e transferimit, Balasone shpjegoi se do të ishte “rreth 70 milionë ose afërsisht”.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura