Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të mërkure, 25 mars, në Dibër, ku një 65-vjeçar ka rënë nga shkëmbi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka qenë duke prerë dru, kur në rrethana të paqarta ka rënë nganjë terren malor dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Viktima është identifikuar si Ibrahim Dema nga fshati Dom në Klos..
Njoftimi i policisë:
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
© Panorama.al












