Dyfishimi i çmimeve, Ministria e Shëndetësisë kundër vendimit të Urdhrit të Stomatologut, pritet…

Jan 24, 2019 | 12:27

manastirlliu-USSH-KunderUrdhri i Stomatologut për të vendosur çmimet dysheme për 13 shërbimet kryesore dhe për rrjedhojë të rrisë çmimet për qytetarët, pritet të hasë kundërshtinë e qeverisë.

Ministria e Shëndetësisë mësohet se e ka kundërshtuar këtë vendimet ë Asamblesë së Përgjithshme të Stomatologëve, duke dalë kundër vendimit që rrita çmimet për shërbimit dentare.

Sipas burimeve të “Panorama”, Ministria  Shëndetësisë ka votuar kundër vendimit të Urdhrit të Stomatologëve dhe ka argumentuar këtë qëndrim me faktin se nuk është në tagrin ligjore të kësaj strukturë të vendos çmimet që diktojnë tregun.

Rritja e çmimeve

Urdhri i stomatologut ka zhvilluar mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku ka vendosur çmimet dysheme për 13 shërbimet kryesore që ofrojnë dentistët.

Me këtë listë çmimesh çdo klinike dentare do të jetë e ndaluar të kryej shërbime stomatologjike poshtë çmimeve të vendosura nga Urdhri Stomatologut.

Pra në qoftë se vite me parë mbushja e një dhëmballe ka qenë në çmimin e 2000-2500 lekëve të rinj, tashme çmimet e reja do të shkojnë minimalit nga 4000 deri në 5000 mijë lekë të rinj.

Pastrimi i gurëzave do të ketë çmim dysheme, jo më pak se 3000 lekë të rinj.

Urdhri_Stomatologu-logo-Panoramat222 copy

Ndërkohë që protezat pësojnë një rritje të ndjeshme. Stomatologët do të jenë të ndaluar që të kryerjen protezave të thjeshta nën 40 mijë lekë të reja.

Ndërkohë që vendosja e impianteve do të shkojë deri në 70 mijë leke të rinj.

Rritje të ndjeshme pëson dhe vendosja e dhëmbëve më këllëf, ndërkohë që vendosja e aparateve dentar fiks do të shkojë deri në 100 mijë lekë të reja.

Kjo listë e çmimeve i është përcjell Ministrisë së Financave, e cila me kërkesë të Urdhrit të Stomatologut do të bëj të mundur ndërhyrjen në kasat fiskale dhe për të vendosur çmimet dysheme për shërbimet që do të kryejnë qytetaret.

Ndërkohë që në këtë vendim është  theksohet se për shërbimet e tjera, stomatologët janë të lirë të vendosin çmimet që dëshirojnë.

Me këtë vendim Urdhri i Stomatologut i dikton tregut çmimet dhe në këtë mënyrë dëmton konkurrencën e lirë, pasi tashmë klinikat dentare mund të ofrojnë çmimet më të larta se ato të vendosura nga USSH, por jo më të lira.

 

 

Urdhri_Stomatologu-logo-Panoramat111 copy

 

Urdhri_Stomatologut3

Urdhri_Stomatologu-logo-Panoramat111222 copy

 

© Panorama.al

Te lidhura