Dy motrat Berishaj shpërfytyruan Klea Prengën, Antonela e penduar: Të gatshme ta ndihmojmë për rehabilitimin e saj fizik, nuk kishim qëllim ta dëmtonim

Oct 18, 2024 | 16:59

Motrat Antonela dhe Mariela Berishaj shprehen të penduara për ngjarjen e ndodhur pak muaj më parë, ku dhunuan me shishe qelqi Klea Prengën.

motrat-berisha-klea-prenga-antonela-berisha-mariela-berisha-dhuna-sherri

Antonela ka deklaruar se ajo dhe motra nuk kanë pasur qëllim që të ndodhte ajo ngjarje, por theksoi se Klea ka provokuar. Ndersa për motrën e saj, u shpreh se prej nje viti nuk eshte mire psikologjikisht.

Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qënë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjëndje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”, ka thene Antonela. 

Në emër të Antonelës avokatja thotë se Antonela nuk kishte qëllim të dëmtonte fizikisht Klean, madje shprehet e gatshme për ta ndihmuar financiarisht për rehabilitimin e saj fizik.

Po ashtu avokatja thotë se nuk ka arsye që ndaj klientes së saj të caktohet një masë sigurimi.

“Ndihemi të keqardhura për gjithçka ka ndodhur. E pranojmë faktin penal, por A. nuk ka kryer veprime me asnjë qëllim për të dëmtuar dikë. Ajo ka ndërhyrë për të ndalur situatën dhe për të mbrojtur motrën e saj, e cila i ka kryer veprimet e saja në gjaknxehtësi e sipër. Asgjë nuk ka qënë, e planifikuar prej tyre. Nuk ka patur asnjë paramendim. Nuk ka patur asnjë qëllim për të dëmtuar fizikisht asnjeri. Ka qënë një incident i çastit. I momentit. Kërkojmë falje publike para Gjykatës, dhe shprehemi tërësisht pendues, duke qenë të gatshëm të përgjigjemi financiarisht për t’iu ndodhur viktimës në rehabilitimin e saj fizik.

Sa i përket veprimeve të A. mendojmë që nuk duhet të kualifikohen si fakt/ vepër penale, ndaj nuk ka asnjë arsye që ndaj saj të caktohet një masë sigurimi. Në të tilla kushte kërkojmë revokimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, për shtetasen A. Berishaj”, tha ne emer te Antoneles avokatja.

© Panorama.al

Te lidhura