INUK shemb ‘Dy gishtat’ në Kavajë. PD: Rama po ndez revoltë popullore, shembi karriken tij

Sep 29, 2014 | 13:40

UPDATE- Pas aksionit të INUK për shembjen e simbolit të demokracisë në sheshin qendror të Kavajës, ka reaguar Partia Demokratike, duke dënuar aktin si një cenim të hapur që i bëhet stabilitetit politik në vend.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka  tha se Rama ka ndezur edhe më tej situatën politike.

 


Paloka gjate deklarates per shtyp

“Edi Rama ka provokuar sot dhunshëm demokratët e vendit, por dhe mbarë qytetarët, duke shembur simbolin e lirisë dhe të demokracisë në qendër të Kavajës. Simboli i dy gishtave, përfaqëson sakrificën e gjithë kombit tonë, për ditët e vështira të rrëzimit të sistemit komunist. Kavaja ishte pionere e ardhjes së demokracisë në vend, dhe e meritonte me dinjitet simbolin në mes të qytetit. Me këtë akt, Edi Rama ka ndezur fitilat e një revolte popullore”- tha Paloka.

Sipas tij, me këtë akt të shëmtuar e provokues, Edi Rama ka kaluar cdo kufi, ka dhunuar haptazi qytetarët e Kavajës dhe të gjithë vendit që nuk pajtohen me përpjekjen e tij për të rilindur diktaturën, pjellë e së cilës ai është.

“Duke shembur simbolin e demokracisë, Edi Rama ka minuar përfundimisht stabilitetin politik në vend, pasi e kishte goditur atë në mënyrë të përsëritur me shkallmimin e kolonave të demokracisë dhe bashkëjetesës politike. Ne i bëjmë sot me dije Edi Ramës, se ai ka shembur karriken ku është ulur. Nga Kavaja do të vijë fundi i tij politik, fundi i sundimit të tij me bandat famëkeqe në Kavajë e kudo në Shqipëri”- perfundoi Paloka.

Deklarata e Palokës vjen pas aksionit të INUK për shembjen e “Monumentit të Demokracisë” në qytetin e Kavajës. Demokratët e cilësojnë këtë akt si një tjetër provokim që i bëhet së djathtës dhe simboleve të demokracisë.  

 

Aksioni

INUK ka shembur sot  ‘Monumentin e Demokracisë’ në Kavajë, ose si njihej nga te gjithe, monumenti me dy gishta.

Aksioni per shembjen e tij ka nisur gjate paradites, nderkohe qe shembja e tij ishte paralajmeruar kohe me pare nga kreu i qeverise, Rama, ne ate kohe ne krye te opozites.

Pas kesaj deklarata, skena politike u perfshi nga debatet rreth faktit nese duhej shembur apo jo monumenti ne qender te Kavajes.

Debati politik  

Ish kreu i PD-se, ne ate kohe ne krye te qeverise, Sali Berisha theksoi se askush nuk duhet te guxoje ta preke, pasi sipas tij, ai eshte simbol i levizjes per demokraci te nje populli. Ne nje reagim, pas intervistes se kreu i bashkise se Kavajes, Roshi dha ne ate kohe per “Panorama”, Berisha tha se nëse Rama do ta çojë nëpër mend ta bëjë copa-copa monumentin, atëherë ai do të detyrohet të kalojë i zbathur mbi ato copa.

“Erdhe në Kavajë hoqe maskën, tregove veten, biri i të atit. Por Kavaja s’të deshi ty, nuk kishte nevojë, ata e dinë mirë. Këtu, para këtyre burrave dhe grave do të të rikujtoj një ngjarje. Nuk dua të merrem me historinë, po na detyrove. Në vitin ‘90 këta burra dhe gra që janë këtu, ndodhi që shokun e ngushtë të babit tënd ta detyrojnë të dalë nga Kavaja vetëm duke shkelur mbi veprat e gjakësorit, mbi veprat e mizorit. Ty, që të tmerron përmendorja e heroizmit të Kavajës dhe mbarë shqiptarëve, sikur të imagjinosh ti një moment, ashtu siç the të bërë copash, do imagjinosh veten tënde pa këpucë, i zbathur, duke ecur mbi ato copa”, tha Berisha. 

Roshi: Do e heq me helikopter 

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, duke folur për “Panorama”, kohe me pare deklarpoi se jo vetëm që mbështet deklaratën e Ramës, por edhe shpjegon mekanizmin e heqjes së monumentit. Roshi tha se do të marrë me qira një helikopter dhe do t’ia dërgojë Kryeministrit Berisha në Tiranë. “Ndryshimi në sheshin e Kavajës fillon që nga heqja e monumentit me dy gishtat lart. Do t’ia ngre me helikopter ‘dy gishtat’ dhe do t’ia lë Sali Berishës para Partisë Demokratike. Do t’i marrim ato ‘dy gishta’ që i kanë mbetur Berishës në Kavajë dhe t’ia çojmë me helikopter para derës së partisë. Helikopterin do ta marr me qira, me lekët e xhepit tim. I ka hallall”, pohoi kyrebashkiaku i Kavajës.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura