Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte i pranishëm pasditen e sotme në ceremoninë e ankorimit të anijes muze “Art Explora” në portin e Durrësit.

Gonzato e cilësoi qytetin bregdetar si dritaren shqiptare në Mesdhe. Më tej vlerësoi ‘Art Exploran’ për këtë projekt kulturor i cili do qëndrojë në portin e Durrësit për 10 ditë dhe do jetë e mbushur me aktivitete dhe shfaqje të ndryshme.
Gonzato: Jam i lumtur që jam në Durrës, dritarja shqiptare në Mesdhe. Kënaqësi që jam këtu dhe bravo Art Explora. Realizoi një projekt të çmendur, kjo anije rrugëtuese në Mesdhe. Jam i impresionuar nga pikturat e refugjatëve të rinj. Mesdheu ka qenë vend shkëmbimi tregtar, kulturor dhe gastronomik. Krenar që BE mbështeti financiarisht këtë iniciativë. Kultura ka rol në ecurinë e Shqipërisë për të hyrë në BE. Një ecuri është shndërrim kulturor dhe shoqëror. Kultura është instrumenti që nxit shpirtin kritik dhe lirinë e shprehjes që janë vlera themelore.
© Panorama.al











