DURRES – Prefekti i Durrësit, Genci Alizoti, ka kërkuar nga krerët e njësive vendore dhe punonjës të gjendjes civile që brenda një jave të përfundojnë verifikimin e listës paraprake të zgjedhjeve. Sipas Alizotit, në regjistrat e gjendjes civile në prefekturën e Durrësit, ekzistojnë ende 100-vjeçarët, të cilët rezultojnë të regjistruar edhe në listat zgjedhorë përkrah emrave të dyzuar apo atyre personave që kanë lënë shtetësinë. Prefekti përmendi si komuna problematike në lidhje me dublimet, atë të Thumanës, personat me moshë 100-vjeçare në komunat Maminas dhe Rrashbull si dhe personat që kanë lënë nënshtetësinë, komunat Katund i Ri dhe Thumanë. E vetmja gjendje civile që ka përfunduar punën për pastrimin e listës paraprake të zgjedhësve është bashkia e Durrësit. l.m











