
Policia e Durrësit ka bërë të mundur sot arrestimin e shtetasit kosovar, Idriz Murati, i shpallur në kërkim nga UNMIK. Ky shtetas është dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mbajtje, trafikim, prodhim, transport të pa autorizuar të armëve.
53- vjeçari është kapur nga oficerët e shërbimit doganor të Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me një sasi të konsiderueshme municioni dhe një pushkë Remington, në mjetin me të cilin udhëtonte.
Ndaj shtetasit Idriz Murati është marrë masa e arrestit, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.











