Duro: Kombëtarja? Nuk e di pse s’më thërritën

Nov 9, 2011 | 9:29
Klodian Duro, mesfushori i Tiranes, ish i kombetares

Klodian Duro është lënë jashtë Kombëtares për ndeshjen miqësore të kësaj fundjave ndaj Azerbajxhanit. Ndonëse në superformë, sikundër edhe vetë ai shprehet, mesfushori nuk është konsideruar për këtë ndeshje nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët përpiluan listën e lojtarëve për këtë miqësore, meqenëse ekipi nuk ka ende një trajner në krye. Sakaq, i pyetur për këtë anashkalim, Duro shpreh habi duke sqaruar se askush nuk i ka dhënë sqarime për mosthirrjen në skuadër. “Nuk e di arsyen. Këtë pyetje duhet t’ua bëni atyre që kanë përpiluar listën e Kombëtares. Për sa më përket, konfirmoj se po kaloj një periudhë të mirë te Tirana. Po luaj rregullisht dhe për më tepër jam në një skuadër që me meritë është në vendet e para të renditjes, pa futur këtu historinë dhe faktin që duam ta pranojmë apo jo, Tirana mbetet skuadra më e mirë në Shqipëri”, ka theksuar futbollisti. Duro ka pohuar gjithashtu se nuk ka thënë asnjëherë se do t’i jepte fund me ekipin përfaqësues. “Shikoni, është e kotë që të hapim polemika. Unë kam qenë pjesë e Kombëtares dhe nuk kam thënë ndonjëherë që jap dorëheqjen nga fanella kuqezi, të cilën e kam mbrojtur me nder e djersë për plot 78 ndeshje.

© Panorama.al

Te lidhura