Drogë në autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë

Mar 30, 2011 | 10:35

GJIROKASTER- Nje 34 vjecar eshte ndaluar nga policia, pasi eshte kapur duke trasnportuar nje sasi droge, qe mesohet se e kishte blere ne Lazarat. Lajmi behet me dije nga burimet e policise lokale, sipas te cilave i ndalur eshte shtetasi Iraklis Zografi, lindur në Librazhd dhe banues në Lushnjë. Droga, me peshe 8 kilogramë, e llojit marijuanë u bllokua ne autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë, me te cilin ishte duke udhetuar i riu.

Gjate kontrollit te bere ne cantat e pasagjereve, u konstatua sasi e droges dhe pasi u moren ne pyetje te gjithe pasagjeret, 34 vjecari pranoi se ishte ai transportuesi. Ai deklaroi per policine se e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat, tek i njëjti që e kishin blerë edhe dy shtetasit e arrestuar gjatë dy operacioneve të dy ditëve të fundit. Policia ka deklaruar se eshte ne kerkim te furnizuesit.

© Panorama.al

Te lidhura