GREQI- Mediat greke njoftuan sot arrestimin e dy shqiptarëve ndërmjet moshës 31 dhe 22 vjeç të cilët sipas policisë vendase jetonin në një apartament, pranë një kishe që ishte marrë me qira.
Këtë ambient dy shqiptarët e përdornin për të tregtuar thuajse çdo lloj droge. Në shtëpinë e tyre, në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi më shumë se 26 kg kanabis sattva, më shumë se 1 kg e gjysmë heroinë, disa gram kokainë, armë dhe plumba, peshore dhe shumë para të fituara nga shitja e drogës.
Ndërkaq, tre shqiptarë të tjerë janë arrestuar në Janinë nga strukturat e policisë greke, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Policia njoftoi se shqiptarët janë kapur me dy çanta udhëtimi të cilat përmbanin 22 kg dhe 55 gram hashash të papërpunuar.











