Donald Trump një vit në krye të Shtëpisë së Bardhë, ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Marco Rubio: Ka rikthyer sovranitetin, aleatët tanë na respektojnë

Jan 21, 2026 | 11:25

Një vit nga marrja e detyrës së Donald Trump si president i SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka publikuar mesazhin e sekretarit Marco Rubio, i cili ka deklaruar se “Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës”.

ambasada amerikane-US embassy

Në mesazhin e Rubios, të shpërndarë nga ambasada amerikane thuhet se falë udhëheqjes së Trump, ‘aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë’.

“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura.” ka thene Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

postim i ambasades

© Panorama.al

Te lidhura