ITALI- Tre vjet e tre muaj burg ultra serbit që dogji flamurin shqiptar gjatë ndeshjes Itali-Serbi në Xhenova. Lajmi publikuar sot nga mediat italiane, i referohet vendimit te gjykates së Xhenovas, për të akuzuarin kryesor të ngjarjes së 12 tetorit të shkuar, qe u pasua me ndërprerjen e ndeshjes, nje numer arrestimesh nga pas dhe shume debat.
Nderkohe, gjykata ka vendosur te denoje edhe tre te akuzuarit e tjere te incidentit; 3 vjet për Nikola Klickovis, 2 vjet e 8 muaj për Daniel Ianiç dhe 2 vjet e gjashtë muaj për Srdan Iovetiç.
Ata akuzohen per rezistencë të rënduar ndaj autoriteteve publike italiane, dëmtime dhe sjellje të papërshtatshme brenda stadiumit.











