Sali Berisha, nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, është zotuar se në 100 ditët e para të qeverisjes do të nxjerrë vendin nga mjerimi.

Berisha tha se në 100 ditë do të nxjerrim jashtë çdo votre shqiptare varfërinë e skajshme, ndërsa renditi premtimet për ulje të çmimit të energjisë, naftës dhe ujit.
Gjithashtu premtoi rritje pensionesh, rritje të pagës minimale dhe rimbursim 100% të ilaçeve.
Berisha: Jam sot para jush për tu dhënë fjalën, për t’u zotuar në mënyrën më solemne se në 100 ditë dhe vetëm në 100 ditë do të nxjerrim jashtë çdo votre shqiptare varfërinë e skajshme, do të përjashtojmë mjerimin nga Shqipëria. Çdo pensionistë që merr një pension nën 172 mijë lekë, do marrë një pension 200 euro. Çdo rrogulët do të marrë një rrogë jo më pak se 500 euro. Se cdo pensionist dhe rrogultë do të marrë ushqime me 20% ulje. Çdo qytetar shqiptar do të paguajë energjinë me 7 lekë, do të ketë ulje të çmimit të naftës me 40%
Ndaj jam sot në këtë shesh, se në 100 ditë çdo biznesmen i Elbasanit do paguajë energjinë tre herë më lirë. Jam këtu për tu dhënë fjalën bizneseve të vogla se kurrë bashkitë s’do mund të tatojnë më rëndë se 1%. Do përgjysmohet çmimi i ujit, do rritet tavani në 180 mijë euro për tatim fitimin dhe TVSH. TVSH do ulet në 15%.
Miqtë e mi, në 100 ditë Shqipëria do të ketë listën e ilaçeve që rimburson Italia. 100% të rimbursueshme.
Zotimi im është për fermerët se në 100 ditë do të 5-fishohen subvencionet për çdo fidan, për çdo bagëti, për çdo njësi prodhimi. Do të zhduket taksa asimetrike. Prodhimet e tyre bujqësore do mbrohen në çdo sezon.
© Panorama.al











