“Do të mbush me plumba”- Përplasja mes dy policëve, Prokuroria Shkodër mbyll hetimet dhe çon në gjyq vëllezërit (EMRAT)

Nov 18, 2025 | 14:22

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq dy vëllezër pasi akuzohen se kanë kanosur punonjësit e policisë për një gjobë. Bëhet fjalë për Albert dhe Alfons Kapaj, ky i fundit efektiv i FNSH-së.

prokuroria shkoder

Albert Kapaj, punonjës i FNSH, ka pasur përplasje fizike me Altin Prekën, punonjës i Forcave Shqiponja. Kërcënimi ishte që ‘do e vriste dhe do e mbushte me plumba’.

Ngjarja ka ndodhur në datën 10 shtator dhe sipas Prokurorisë, Albert Kapaj, me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë vëllai i tij, Alfons Kapaj për shkak të një gjobe administrative të vendosur, kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja”.

Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, janë marrë të pandehur të dy vëllezërit, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Kanosja për shkak të detyrës”.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezërit A.K. dhe A.K. të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Hetimet u zhvilluan në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10.09.2025, ku janë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Nga veprimet hetimore të kryera në mënyrë sa më të shpejtë në kuadër të procedimit penal nr.1353, të vitit 2025, rezultoi se, shtetasit A. K., me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe A. K , vëllezër ndërmjet tyre, më datë 10.09.2025, për shkak të një gjobe administrative të vendosur, kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja”.

Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, janë marrë të pandehur të dy vëllezërit, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi i tretë i Kodit Penal.

© Panorama.al

Te lidhura