Djali i Rexhep Meidanit preferon Fjolla Morinën

Mar 12, 2011 | 13:51

Ai nuk është një personazh i njohur, por babai i tij. E kemi fjalën për djalin e ish-presidentit të vendit, Rexhep Mejdani. Megjithëse nuk ka lidhje me botën e spektaklit, ai është parë vazhdimsht në shoqërinë e vajzave të bukura, kryesiht këngëtare dhe prezantuese. Në verë ai u kap mat me Anjeza Majën, njërën nga prezantueset e televizionit “Klan”, një ish-mis dhe vajzë shumë e bukur. Por, kësaj here zgjedhja është tjetër. Në krah të tij është parë një nga këngëtaret e reja të Kosovës, ndërkohë dhe një vajzë shumë seksi. Ajo është Fjolla Morina, vajza që në fillimet e karrierës së saj muzikore më shumë  u përfol për gjoksin e bërë sesa për këngët e saj. Fjolla duket rehat pranë djalit të ish-presidentit, aq sa nuk e ka problem të pozojë para aparatit të paparacit tonë.

© Panorama.al

Te lidhura