Bujqësia, dixhitalizim e infrastrukturë financiare

Jan 11, 2012 | 11:35

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha i ka kushtuar një pjesë të madhe të fjalës së tij në mbledhjen e sotme të qeverisë, sistemit bujqësor, i cili do të jetë një nga prioritetet qeverisëse.

“Do të shqyrtohen praktikat më të avancuara që ekzistojnë sot në moshën dixhitale të këtij sektori dhe kjo do ketë përparësi absolute. Ministria e Financave, bashkë me BSH dhe faktorët e tjerë duhet të bëjë cdo gjë për ngritjen dhe ndërtimin sa më shpejt të infrastrukturës financiare në të katër anët e vendit për mbështetjen e fuqishme të këtij sektori”- tha Berisha.

Sipas tij, feremeri do të ketë online gjithçka për fermën. Berisha ka theksuar se qeveria duhet ta shohë këtë rrjet të infrastrukturës financiare dhe dixhitale që duhet të mbulojnë gjithë territorin si dy leva shumë të fuqishme, me të cilat jepet një nxitje shumë më e madhe prodhimit bujqësor, por edhe punësimit në këtë sektor.

© Panorama.al

Te lidhura