TIRANE- Besimtarët bektashianë festojne sot Ditën e Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Kjo dite qe perkon me ditelindjen e Imam Aliut shenon sipas bektashianeve fillimin e vitit te ri dhe cilesohet prej tyre si dita e ringjalljes se madhe. Me rastin e kësaj feste, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do të zhvillohet ceremonia tradicionale fetare ku Haxhi Dede Reshat Bardhi do të urojë të gjithë besimtarët me rastin e Sulltan Novruzit.
Si pervit, në Selinë e Shejtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane pritet te percjellin urimet e tyre kreret e shtetit dhe politikes, presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe kreu i PS-se, Edi Rama. Qe prej vitit 1996, kjo dite renditet ne festat zyrtare edhe ne Shqiperi.











