Opozita, homazhe për 67 vjetorin e Çlirimit të vendit

Nov 29, 2011 | 10:06

TIRANË- Pas festimeve madhështore të Pavarësisë, ditë në të cilën maxhoranca kremtoi edhe Çlirimin e vendit, sot e majta nderon 29 nëntorin, si 67 vjetorin e çlirimit.

Kreu i opozites, Edi Rama, drejtues te partive aletate, deputete socialiste dhe perfaqesues te keshilltare te majte ne bashkine e Tirane jane bere bashke ne memorialin “Nene Shqiperi”.

Festime që si edhe vite më parë do të kujtohen me një ceremoni në Varrezat e Dëshmorëve, ku përfaqësues të partive të majta kane vendosur kurora me lule dhe kane bere homazhe për të kujtuar të rënët në luftë.

Në ceremoni kane marre pjesë edhe veteranët e luftës, që festojnë arritjen më të madhe të Luftës së tyre Nacional-Çlirimtare.

© Panorama.al

Te lidhura