Dinamo luan sot jo vetëm ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, por edhe gjysmën e sezonit për ta mbyllur ndoshta në finalen e Kupës së Shqipërisë. Por, edhe pse kërkohet fitorja, trajneri i bluve, Artan Mërgjyshi, nuk mendon se do të jetë e njëjta histori si në shtator. “Kjo ndeshje e parë gjysmëfinale në Shkodër nuk ka lidhje me takimin e fituar 4-0 nga ana jonë. Sepse ishin të tjera momente qoftë për Vllazninë, por dhe për ne. Gjërat kanë ndryshuar për mirë si për Vllazninë, ashtu dhe për ne, teksa në javët e fundit kemi marrë tri fitore radhazi. Ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë. Vllaznia nuk është vetëm Sukaj, por të gjithë lojtarët e sulmit, që nga Vajushi, Shtubina apo dhe Abrahami. Megjithatë, ne kemi marrë masat tona për t’i neutralizuar këto pika të forta të shkodranëve. Ndeshja është e hapur”, ka pohuar trajneri i Dinamos, Artan Mërgjyshi.
Vllaznia-Dinamo
(14:00)
Formacionet
e mundshme
Vllaznia (4-4-2): Vujadinoviç, Smjali, Rajoviç, Sykaj, Jasiç, Gocaj, Nallbani, Belisha, Abraham, Sukaj, Vajushi. Trajner: Mirel Josa
Dinamo (4-4-2): Hoxha, Pisha, Miloviç, Malakarne, Xhafa, Vila, Allmuça, Orelesi, Ferraj, Opoku, Martinena. Trajner: Artan Mërgjyshi.











