Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos e Tiranës, me një vendim të FSHF-së, nuk do të bëhet tek “Qemal Stafa”, por jashtë kryeqytetit. Dhe, ashtu si finalen e titullit kampion të Kategorisë së Dytë, mes Himarës dhe Kukësit, edhe derbin e Kupës së Shqipërisë, mes Dinamos e Tiranës e kanë lënë të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, në ora 19:00. Ka ndodhur kështu, sepse protestat e opozitës përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por dhe përqendrimi i të gjitha forcave të rendit në atë institucion, nuk garantonte zhvillimin normal të finales në kryeqytet. Përfundimisht, finalja e Kupës do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, të dielën në ora 19:00.











