Diellza Kolgeci në zi, i vdes i ati nga një sëmundje e rëndë

Mar 12, 2011 | 13:48

Bukuroshja e skenës kosovare, Diellza Kolgeci, më 9 mars ka humbur të atin. Siç njofton gazeta “Expres” e Kosovës, pas një sëmundje të rëndë e cila ka zgjatur një kohë të shkurtër, në moshën 64-vjeçare ka ndërruar jetën Remzi Kolgeci, i njohur në opinionin kosovar si kryetar i Kryesisë së Kosovës në fund të viteve 80-të, kurse ne kujtojmë se Remziu ishte i ati i “Miss Kosova 1996”, Diellza Kolgecit. Me një mesazh emocionues deri tek miqtë e tij nëpërmjet facebook-ut, drejtohet dhe Edini vëllai i Diellzës i cili shkruan: “Sot humba një nga më të dashurit e mi, babain Remzi Kolgeci. Varrimi bëhet më 10.03.2001, në ora 15:00, në varrezat e Prishtinës. Mbledhja komemorative mbahet me 10.03.2011, në kino ABC, në ora 12:00”. Kjo do të jetë një humbje e madhe edhe për Diellzën, e cila me siguri tashmë ka vendosur të pezullojë disa aktivitete të cilat është duke i kryer kohëve të fundit si prezantuese.                                  bl. re

© Panorama.al

Te lidhura