Dibër, gruaja: S’e vrava burrin

Mar 12, 2011 | 10:28

PESHKOPI – Policia e Dibrës njoftoi se ka sekuestruar në banesën e çiftit Lahi një thikë, një armë automatike dhe dy krehëra me fishekë. Dje, Xhevrie Lahi ka mohuar në mënyrë kategorike autorësinë e ngjarjes, madje në një farë mënyre ajo ka akuzuar strukturat e shtetit se nuk po bëjnë aq sa duhet për të gjetur autorin e eliminimit fizik të burrit saj. “Unë me burrin tim, Dritanin nuk kemi pasur marrëdhënie të mira kohët e fundit. Ai pinte alkool dhe dyshoj se kishte lidhje të tjera në fshat. Megjithëse ndodhte kështu unë nuk jam autorja e vrasjes. Shteti duhet të gjejë autorin”, janë fjalët e Lahit në polici. Sipas policisë, ndonëse ka prova mbi autorësinë e gruas, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen

© Panorama.al

Te lidhura