Qëllimi im është të zgjidhim konfliktet historike që ekzistojnë në Ballkan”, do të deklaronte këto ditë Presidenti serb, Boris Tadiç, në një takim gjatë një forumi të organizuar në Bruksel nga German Marshall Fund. Ai do të nënkuptonte gjithashtu se nuk kanë rëndësi termat gjeografikë, por fakti se në rajonin e diskutuar midis palëve ka vetëm serbë e shqiptarë. Gjithashtu, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një avokati amerikan se çfarë distance kuptonte me fjalën historike, lashtësinë apo post 1999-n, presidenti Tadiç do të përgjigjej: “Ne do të dëshironim të zgjidhnim konfliktet historike që ekzistojnë për më shumë se 100 vjet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kjo është saktësisht ajo që po përpiqemi të arrijmë; që do të thotë të arrijmë një kompromis. Dhe jo të kemi një palë që humbet gjithçka dhe një tjetër që fiton gjithçka. Është e thjeshtë”.
Duket qartë se gjeli i Serbisë për herë të parë nuk po këndon këngën ballkanike me zë të parë. Çfarë ka ndodhur në fakt që nukli serb i superfuqisë ballkanike iu nden dorën i pari shqiptarëve? Dihet se ai që bën i pari propozime për t’u sqaruar dhe vendosur mbi konfliktet me bisedime është më i dobëti ose ai që humb në betejë. Por edhe këtë herë, midis serbëve dhe shqiptarëve nuk duket se vendosin vetëm këta faktorë rajonalë. Ashtu si dhe para 100 vjetësh, zgjidhjen në terren duket se e vendosin aleancat e mëdha të përbotshme, ose thënë ndryshe, elita botërore. Edhe sjellja e dy shemrave ballkanike në bisedime – sidomos nga pala shqiptare – duket se do të jetë multilaterale, ashtu siç ka qenë edhe në Berlin më 1878-n, në Londër më 1913-1915-n, dy herë pas luftërave botërore në Paris dhe më 1999-n në Kumanovë; zgjidhja natyrisht që do të jetë në përputhje me vendimet e këtyre elitave, dhe jo mbi bazën e vendimeve personale të përfaqësuesve të serbëve dhe shqiptarëve. Tani çështja është e ndërkombëtarizuar dhe përfaqësuesit e serbëve dhe të shqiptarëve nuk do të jenë gjë tjetër veçse kukulla me tela apo aktorë të skenës me regjisor elitën botërore.
Por çfarë risie sjell për shqiptarët ky rreshtim diplomatik i forcave? A po fryjnë sot erërat në favor të tyre, apo përsëri ndodhemi si komb përpara një rreziku të ri, pas ofertës së madhe, por reale, të presidentit Tadiç? Fshati që duket nuk do kallauz! Shqiptarët janë në apogjeun historik në lidhje me ndërtimin e shtetit të tyre kombëtar në kufijtë e vet të natyrshëm territorialë. Më parë ata ishin mrrolur e tkurrur qoftë nga fati i tyre historik ndër shekuj, qoftë edhe nga rreshtimi në disfavor të tyre i Fuqive të Mëdha dhe elitës botërore që merrte vendimet në mugëtirë. Më tepër të asimiluar sesa të shfarosur me dhunë nga shekujt, për shkak të ndarjes në tri besime dhe për shkak të gjuhës së tyre të pashkruar dhe mungesës së librave në gjuhën e tyre të lashtë sa vetë detet, çështja e shtetit të tyre kombëtar do ta gjente veten buzë greminës në fund të luftërave ballkanike dhe sidomos në fund të Luftës së Madhe në vitet 1919-1921. Më 1913-n në rajon kishte vendosur dorën e saj fitimtare bota sllavo-ortodokse rajonale si dhe Rusia, pas humbjes së xhonturqve në Luftën e Parë Ballkanike. Me përpjekje të mëdha, Austro-Hungaria, Italia dhe Gjermania, që qëndronte mbrapa dy të parave si nukli i Boshtit, arritën të mbanin me vështirësi në Londër territorin e sotëm politik të Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër punonin së bashku Rusia e Franca, ndërsa Anglia (këto të tria ishin të vetmet fuqi perandorake të kohës, të cilat nuk pranonin të lëshonin territoret botërore në zotërim në favor të superfuqisë së re, Gjermanisë, si dhe Italisë), rrinte indiferente përballë fuqisë perandorake të Azisë, me të cilën bënte pazare për Lindjen e Mesme. Dy herë e vendosën vijën e kuqe Habsburgët për çështjen shqiptare: një herë për Durrësin e një herë për Shkodrën, duke kërcënuar rusët me luftë botërore. Ky është një fakt që nuk është respektuar nga vendimmarrësit shqiptarë mbas Enver Hoxhës e deri sot. Në disa shkrime të miat iu kam sugjeruar më kot politikanëve qendrorë dhe kryebashkiakut aktual të Tiranës që të lënë një shenjë përkujtimore për Habsburgët në kryeqytetin tonë. Madje e këshillova z.Rama edhe publikisht, edhe me mënyra të tjera, që t’i vendoste emrin “Habsburg” ose Franc Jozef a diçka tjetër urës së re të madhe mbi Lanë pranë kompleksit “Tajvani”. Vetëm te ne urat e mëdha nuk kanë emra!!!
Ndërsa rreziku i zhdukjes së Shqipërisë më 1919-n dhe më 1939-n erdhi dy herë nga Italia për shkak të ambicieve të saj perandorake si fuqi e re e madhe e krijuar fillimisht në fillim të viteve 1870 me ndihmën e Napoleonit të Tretë. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Italia me letrat e saj të arta nga kontrata e Londrës në vitin 1915 doli nga loja për shkak të naftës shqiptare të zbuluar nga Novaku në territoret e Kuçovës. Elita anglo-saksone që zotëronte kompanitë më të mëdha të naftës e dëshironte për vete këtë thesar të pazbuluar më 1915-n dhe nuk mund t’ia linte atë Italisë si një relikte të çmuar të Luftës së Madhe.
Dihet se çfarë ndodhi gjatë dhe mbas Luftës së Dytë në rajon. Për pak Shqipëria desh kaloi si Republikë e shtatë e Jugosllavisë, por disa rrethana ndërkombëtare dhe prishja e Titos me Stalinin nuk lejuan që të ndodhte një gjë e tillë. Forca më moderne në program dhe ide që kishin pasur ndonjëherë shqiptarët, Balli Kombëtar, do të dënohej së bashku me ëndrrat e tij të shtetit kombëtar etnik nga elita e atëhershme, për shkak të vendimit për ngritjen e Perdes së Hekurt. Bota ishte ndarë më dysh, në pamje të parë, por që në të vërtetë drejtohej nga elita botërore që si gjithmonë rrinte në hije. Khazarët ashkenazë do të qeverisnin edhe Lindjen me komunistët rusë në krye, edhe Perëndimin e fundosur në ëndrrat hitleriane përballë fuqisë gjigande të bankierëve ashkenazë të Frankfurtit, Londrës, Parisit dhe Nju Jorkut.
Por, pas kësaj retrospektive të nevojshme, ia vlen të rikthehemi te patatja e nxehtë e vijës që do të ndajë territoret serbo-shqiptare. Çfarë tregojnë deklaratat e fundit të z. Tadiç? Së pari ato tregojnë se serbët fodullë nga fati i tyre historik në raport me shqiptarët, kanë zbritur me këmbë në tokë duke bërë të parët një ofertë për bisedime ndaj palës panshqiptare (pra, jo vetëm shqiptarëve të Kosovës); së dyti, me këtë deklaratë, edhe në vijim të ndonjë shkrimi prestigjioz në shtypin rus të Pravda-s dhe deklarimeve të Presidentit kosovar në detyrë, B. Pacolli në Tiranë për mundësinë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm (madje ai me deklaratën e vet dukej se linte të mundshme edhe gjasat për një bashkësi ekonomike e kulturore midis shqiptarëve, maqedonasve dhe malaziasve, gjë që nuk do të ishte e natyrshme e me përfitim afatgjatë për shqiptarët pasi do të linte mundësinë e ndërhyrjeve të mëtejshme në rajon në vitet e ardhshme kur të ndryshonin raportet e forcave), edhe Presidenti serb, indirekt e pranon daljen e një shteti të bashkuar panshqiptar të munguar në rajon nga forca e bajonetave sllavo-ortodokse dhe propozon që bisedimet të mos bëhen vetëm me Prishtinën, por me Tiranën, si qendra kryesore politike e të gjithë shqiptarëve, kudo ku ndodhen. Pra duket se Tadiç është më modern dhe një hap para vetë shqiptarëve, të cilët tashmë, në përputhje edhe me objektivin e elitës që zhvilloi luftën e dëbimit të Serbisë nga Kosova, duket se ngurojnë ta hedhin këtë hap. Bashkimi politik i Shqipërisë me Kosovën ngjan se është në prag. Tashmë vetë pala e strukur në folenë e vet në fashën e gjerë sllavo-ruse duket se e pranon këtë fakt. Por, me këtë karamele të hedhur Tiranës, Tadiç synon të ftojë, me sa duket, në tryezë një ekip të përzierë shqiptarësh, të cilët mund ta dobësojnë komponentin nacionalist të kërkesave të sotme të Prishtinës, që në fakt Tadiç synon t’i paraqesë si kërkesa që e kozmopolitizojnë rajonin. Në fakt, kjo ftesë ngjan me shprehjen e hershme Millosheviç-Nano, Ballkani ballkanasve! Por, në fakt, ndoshta Tadiç mund të kërkonte më mirë një Dejton për Ballkanin, pasi Serbia ka probleme të dukshme me Bosnjën e Shqipërinë, por në skemat e zgjidhjes, natyrisht që janë të interesuara shumë vende ballkanike e më gjerë si Kroacia, Maqedonia, Hungaria, Austria, Greqia, Turqia, Bullgaria (kjo e fundit për çështjen e së ardhmes së Maqedonisë, e cila është enkas një sajesë gjeografike e ish-Jugosllavisë së vdekur për të përçarë shqiptarët e saj në dy-tre unitete politike). Pra Serbia ka disa objektiva dhe disa gurë dominoje në dorë: ajo do Republika Srpska-n, si shkëmbim për Kosovën dhe Veriun e Mitrovicës mbi Urën e Ibrit (ndoshta për këtë ofron Luginën e Preshevës, e cila është midis dy lumenjve Morava e Vardar dhe ishte pjesa e ëndërruar nga austriakët për të dalë natyrshëm në Egje). Në lidhje me kosovarët dhe serbët e Mitrovicës, Tadiç do të theksonte se “përsa i përket Kosovës ne duhet të nisemi nga realiteti në terren. Shqiptarët sot, njësoj si në të kaluarën, nuk pranojnë çatinë e sovranitetit serb. Më së shumti serbët e Veriut në Kosovë nuk duan të pranojnë çatinë e një sovraniteti shqiptar mbi kështjellë, dhe ky është realiteti ku po jetojmë. Nëse do të më pyesnit çfarë mund t’i ofrojnë zyrtarët shqiptarë në Prishtinë serbëve të Veriut në Kosovë…”. Por Tadiç, natyrisht që këtë çështje e ka me elitën. Veriu i Mitrovicës hyn për shkaqe ekonomike në planet e saj sinarkiste (lëvizje politike e regjimit të vëllazërisë ndërkombëtare të bankierëve dhe industrialistëve të përbotshëm të iniciuar së pari në Francë nga urdhri masonik i martinikëve dhe masoni Zh.D’Alvejdr). Për çështjen e Kosovës është marrë vendim së pari nga Klubi Bilderberg më 1996-n në King Siti, pranë Torontos, e më pas edhe në dy takime të tjera të kryesuara nga Davignon Etienne në fillim të qershorit 2002 në Chantilly, Virginia, USA e më pas në qershor 2006, në takimin e tyre prej rreth 30 vetash në “Brookstreet Hotel” në Otava të Kanadasë, ku janë vendosur edhe piketat e axhendës për të gjitha çështjet që folëm më sipër. Kuptohet se kur flitet për Veriun e Mitrovicës në llogari hyn Trepça, për të cilën qysh në nëntor 1999 GNK-ja (Grupi Ndërkombëtar i Krizave me qendër në Bruksel, që mbahet me financat e Xh. Sorrosit, është një institucion privat me përfshirjen e mbi njëqind bashkëpunëtorëve në të pesë kontinentet), hartoi një studim e plan sekret të quajtur “Trepça, ndjenja e labirintit”, mbi bazën e të cilit u llogaritën asetet e kompleksit të saj minerar të Zveçanit dhe të Stari Tergut. Ndërhyrja forcërisht kundër punonjësve serbë ndodhi sipas kësaj axhende në fund të shkurtit 2000 “pasi plumbi në uzinën e Zveçanit po ndoste atmosferën”. Në kompleksin e Trepçes hyjnë minierat më të pasura të plumbit dhe zinkut. Stari Tërgu ka qenë një trofe, i cili ka kaluar dorë më dorë për 2000 vjet te fitimtarët. Aty kanë nxjerrë minerale të çmuara dardanët, grekët, romakët. Shtresat e linjitit në këtë zonë mjaftojnë për 13 shekujt e ardhshëm me qymyr. Në shtypin e 1999-s binte në sy kronika e Kristofer Heges, korrespondent i “The New York Times”-it, i cili deklaronte se “ky kompleks shumë i madh minierash, fabrikash pasurimi, uzinash dhe burimesh të elektroenergjisë në Kosovë, mund të jetë copa më e shijshme e pasurisë, e cila ndodhet në duart e kapitalistëve të mëdhenj të SHBA-ve dhe Europës”.
Por shqiptarët, të cilët kanë përfituar politikisht dhe dora-dorës edhe ekonomikisht nga kjo mbështetje e elitës, nuk mund të cenojnë interesa e saj ekonomike në dialogimin e drejtpërdrejtë me Serbinë. Zor se një qasje e tillë e re nga serbo-kosovare në serbo-panshqiptare ndaj problemit thelbësor të pranimit reciprok të një vije të re kufitare midis shqiptarëve dhe serbëve mund të sillte në sininë serbe Veriun e Mitrovicës, veçse nëse këtë gjë do ta lejonte elita. E vetmja risi e rëndësishme që sjell për ne deklarata e Tadiçit, natyrisht që është pranimi prej tij i të ashtuquajturit koncept serbo-grek i Shqipërisë së Madhe. Ashtu si dhe Millosheviçi e Arkani, ky është serbi i tretë që pa dashje po ndihmon në realizimin e kësaj axhende.
© Panorama.al












