Dështon përpjekja e dytë kundër Pacollit

Mar 23, 2011 | 10:14

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dështuar që ta përballë Presidentin Behgjet Pacolli me Gjykatën Kushtetuese për rastin e dytë të shkeljes, atë të votimit të Qeverisë pas zgjedhjes së tij President. Zyrtarët e AAK-së deklaronin më herët se janë duke punuar në drejtim të sigurimit të 30 nënshkrimeve të deputetëve, por më 22 mars kur mbaroi afati për të depozituar ankesën në institucionin më të lartë kushtetues, AAK-ja nuk i kishte firmat. Partia opozitare nuk i siguroi firmat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Nuk kemi arritur që të akordohemi me parti të tjera politike, në mënyrë që të kemi 30 nënshkrime për t’i proceduar ato në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Ardian Gjini, kryetar i grupit parlamentar të AAK-së.

© Panorama.al

Te lidhura